Arrestohet e më pas lirohet një person në Fushë-Kosovë, i dyshuar për sulm seksual

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë nën dyshimin se ka kryer veprën “Sulm seksual” ndaj një femre.

Sipas PK-së, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri

Raporti i plotë:

Sulm seksual

Fushë-Kosovë, 07-08.02.2026-20:00-05:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.