Policia në Prishtinë arreston një person të dënuar për keqpërdorim seksual
Njësitet e Policisë në Prishtinë kanë arrestuar një person, i cili ishte në kërkim.
Sipas PK-së, i kërkuari ishte E.M., 26-vjeçar, i cili ishte i dënuar me tre vjet burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 15-vjeçare”.
Bëhet e ditur se pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor. /Zëri