“I pengon fakti që nuk është në vëmendje”, plasin debatet në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Benita Zena ka shpërthyer në lot në dasmën e Klodian Mihajt dhe Elijona Binakajt.
Në një moment ajo i dha edhe çelësin e dashurisë Klodit, për t'ia bërë me dije se ka ndjenja.
Kjo situatë nuk kaloi pa reagime e situata nga banorët e tjerë të pranishëm në dasmë.
Një reagim të fuqishëm e bëri edhe nusja, e cila i tha se po e bën pasi nuk është në qendër.
"Po i pengon fakti që nuk është në qendër të vëmendjes", u shpreh Elijona.
Edhe nga të tjerët mori kritika, duke i dhënë komente për lojën që ka zhvilluar deri më tani.
"Për qendër të vëmendjes nuk kam nevojë, nuk nxjer lot false unë", iu drejtua Benita.