Netanyahu pritet të takohet me Trumpin të mërkurën dhe të diskutojë për Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump të mërkurën në Uashington, ku do të diskutojnë negociatat me Iranin,

Kështu tha zyra e Netanyahut të shtunën.

Zyrtarët iranianë dhe amerikanë zhvilluan bisedime të tërthorta bërthamore në kryeqytetin e Omanit, Muscat, të premten. Të dyja palët thanë se pritet të zhvillohen përsëri bisedime të tjera së shpejti.

Një diplomat rajonal i informuar nga Teherani mbi bisedimet i tha Reutersit se Irani këmbënguli në “të drejtën e tij për të pasuruar uranium” gjatë negociatave me SHBA-në dhe se aftësitë raketore të Teheranit nuk u ngritën në diskutime