Chelsea fiton në udhëtim te Wolvesi
Chelsea ka arritur të fitojë në udhëtim te Wolvesi në kuadër të xhiros së 25-të në Premierligë.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Molineux” përfundoi me rezultat 1-3.
Të tri golat për Blutë i shënoi Cole Palmer (13’, 35’, 38’), kurse për Wolvesin realizoi Arokodare (54’).
Pas kësaj fitoreje, Chelsea renditet në vendin e pestë me 43 pikë, kurse Wolvesi mbetet i fundit me 8 sosh. /Zëri