Drita dhe Prishtina fitojnë, Drenica – Llapi mbeten baras

Kanë përfunduar të tri ndeshjet e Superligës në kuadër të xhiros së 19-të.

Drita ka shënuar fitore minimale ndaj Ferizajt me rezultat 1-0.

Golin arriti ta shënojë Kristal Abazaj në minutën e 49-të.

Me këtë fitore, Drita është i treti me pozitë me 32 pikë, kurse Ferizaj i parafundit me 19 sosh.

Baras ka përfunduar ndeshja Drenica – Llapi me rezultat 1-1.

Fitore ka shënuar edhe Prishtina ndaj Dukagjinit me rezultat minimal 1-0.

Golin për kryeqytetasit e realizoi Gjelbrim Taipi (14’).

Me këtë fitore, Prishtina është e dyta me 36 pikë, kurse Dukagjini mbetet i pesti me 29 sosh. /Zëri