“Leje gruan se nuk të bëri djalë”, Baby G rrëfen historinë prekëse familjare në Big Brother [video]

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, Baby G, ka folur hapur për një dhimbje të madhe familjare që e ka shoqëruar që në fëmijëri.

Mes emocioneve të forta, ajo ndau historinë e vëllait të saj, fëmijës së parë të familjes, i cili humbi jetën menjëherë pas lindjes.

Pas kësaj humbjeje, prindërit e saj u bënë me tri vajza.

Por përveç dhimbjes, ata u përballën edhe me një realitet të ashpër shoqëror.

Këngëtarja tregoi se njerëz nga rrethi i tyre ushtronin presion të vazhdueshëm mbi babanë, duke i kërkuar të ndahej nga bashkëshortja, me arsyetimin se ajo 'nuk po i sillte djalë'.

Sipas saj, mesazhe të tilla si 'leje gruan se nuk ta bëri djalë' ishin të shpeshta dhe shumë të rënda për familjen e tyre.

Megjithatë, babai i artistes nuk u lëkund asnjëherë nga këto paragjykime.

Ajo kujton me krenari qëndrimin e tij, duke thënë se i ati u doli gjithmonë zot vajzave dhe gruas së tij, duke e quajtur veten njeriun më me fat që kishte një familje të tillë. /telegrafi

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)