Reagimi i Loredanës pas këngës së Mozzik "Diss" [video]
"Diss" mban titullin një nga këngët e reja të Mozzikut, si pjesë e një 'EP' me pesë këngë.
Ky projekt ka trazuar ujërat pasi i bën 'diss' vetes e përfshin edhe shumë personazhe të tjerë.
Në disa vargje e ka përmendur edhe ish-partneren e tij, rap-artisten Loredana Zefi.
I njëjti i është kundërpërgjigjur komenteve që ka marrë vazhdimisht në rrjete sociale.
E njëjta ka reaguar me një postim në InstaStory, që ka lënë të nënkuptohet se është për të.
"Bruhhhhh pls", ka shkruar ajo.
Komenti i shkurtër, por domethënës, është parë si një përgjigje ironike ndaj përmendjes në këngë dhe ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. /telegrafi