Miratohet buxheti 151-milionësh i Komunës së Prishtinës

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin për vitin 2026.

Pas debatit, në një mbledhje të jashtëzakonshme, buxheti i Komunës së Prishtinës ka marrë 33 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim, transmeton Zeri.info.

Buxheti i Komunës së Prishtinës për këtë vit do të jetë mbi 151 milionë euro. /Zëri

Nis mbledhja e jashtëzakonshme e Komunës së Prishtinës për buxhetin

Kuvendi Komunal i Prishtinës po mban një seancë të jashtëzakonshme, ku në rend të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i buxhetit për këtë vit.

Mbledhja është duke vazhduar, ndërsa deri tani LVV-ja ka dalë kundër buxhetit, duke deklaruar se nuk ka votë pro, transmeton Zeri.info.