70-vjeçari pëson gjakderdhje në tru pasi goditet nga vetura në Mitrovicë, dërgohet në QKUK

Sonte rreth orës 21:40 në Shërbimin Emergjent në Spitalin e Mitrovicës është pranuar një person i lindur me 1956 në gjendje të rëndë. Sipas raportimeve, viktima është goditur nga një veturë.

Lajmin për pranimin e tij në spital e ka konfirmuar  zëdhënësi i spitalit, Shpend Fazliu, i cili tha se pacienti më pas është dërguar për trajtim në QKUK.

“Ne 21.40 është  sjellë në Shërbimin Emergjent, një person i lënduar (1956), pas ndihmës emergjente, i është bërë CT, ka rezultuar se ka gjendje të rënduar me gjakderdhje në tru dhe është transportuar në QKUK , për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Fazliu. /express