Vazhdojnë lëkundjet e tërmetit në qarkun e Korçës, ja ku ishte epiqendra

Vazhdojnë lëkundjet e tërmetit në qarkun e Korçës. Në orën 19:09 janë ndjerë përsëri lëkundje në qytetin juglindor.

Tërmeti me magnitudë 3.9, e pati epiqendrën në fshatin Desmirë. Ndërkohë fatmirësisht nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar.