Bashkëpunimi ndërmjet shteteve, në fokus të takimit të fundit të Presidentes Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me Kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy.
Përmes njoftimit për media, Osmani ka bërë të ditur se kanë diskutuar për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona.
“Diskutim përmbajtësor në Emiratet e Bashkuara me Kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy, për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona”, thuhet në njoftim.