Ish-presidentit Thaçi s’i ndalet përgjimi prej afër 4 vjetësh, Prokuroria mblodhi 35 orë incizime
Ish-presidentit të Kosovës, që po mbahet në Qendrën e paraburgimit në Hagë gjatë gjithë kohës i përgjohen bisedat me vizitorë.
Në gjyqin e dytë ndaj Hashim Thaçit, Prokuroria e Specializuar, i ka dorëzuar 35 orë audio-incizime si prova, raporton Klan Kosova.
Rëndimi që po i bëhet mbrojtjes me mbi 5 mijë faqe transkripte nuk është ankesa e vetme e avokatëve të Thaçit dhe të tjerëve, të cilët kanë gjetur se Prokuroria po i ndryshon edhe versionet e përkthimeve të pjesëve ku pretendohet se ish-presidenti u mundua të japë udhëzime për dëshmitarë.