Mot i vranët dhe me riga shiu

Të enjten do të mbajë mot i vranët dhe disa zona priten edhe riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4 dhe 6° C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri në 12° C.

“Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 6 metra në sekondë”, thuhet në njoftim. /Zëri