Dallavere me vota, Prokuroria jep detaje për hetimet në Obiliq

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin dhe sigurimin e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas njoftimit nga Prokuroria, sot Policia e Kosovës është autorizuar të intervistojë disa persona të dyshuar në Komunën e Obiliqit, në lidhje me dyshime për keqpërdorime apo falsifikime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike.

Pas intervistimit, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë në vazhdim, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit. /Zëri

Njoftimi i plotë nga Prokuroria:

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës në Prishtinë për grumbullimin dhe sigurimin e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Më datën 04.02.2026, Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për intervistimin e disa personave të dyshuar në Komunën e Obiliqit, lidhur me dyshimet për keqpërdorime apo falsifikime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike.

Pas intervistimit, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë duke vazhduar me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka theksuar se mbeten të përkushtuara në luftën e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.