Osmani takohet me presidenten e Tanzanisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të këtij vendi, Mahmoud Thabit Kombo, në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes.
Takimi u zhvillua në frymën e marrëdhënieve të mira bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Tanzanisë, duke u karakterizuar nga dialog i hapur dhe miqësor.
“Me presidenten e Tanzanisë Samia Suluhu dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo në Samitin Botëror të Qeverisjes. Diskutim i hapur dhe miqësor, në vazhdën e marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Tanzanisë”, shkroi Osmani. /Zëri