Juventusi pranë rinovimit me talentin turk Kenan Yildiz deri në 2031
Juventus ka nisur punën për të siguruar të ardhmen e talentit të ri turk, Kenan Yildiz, duke synuar ta mbajë në Torino sa më gjatë të jetë e mundur.
Lojtari i lindur në 2005 ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, por ai duket i kënaqur me Juventusin dhe nuk ka shfaqur dëshirë për të ndryshuar destinacionin.
Aktualisht kontrata e Yildiz skadon në 2029, me një pagë të ulët prej 1.7 milionë eurosh në sezon, duke qenë ndër lojtarët më pak të paguar të skuadrës. Sipas mediave italiane, Juventus është gati të ofrojë një rinovim deri në vitin 2031, me një rritje page, për të siguruar që talenti i shquar të mbetet pjesë e projektit afatgjatë të klubit.
Siç raporton Romeo Agresti gjatë transmetimit live të IlBianconero, firma e Yildiz mund të bëhet zyrtare brenda kësaj jave, duke vulosur një marrëveshje që konsolidon të ardhmen e sulmuesit turk te bardhezinjtë.