Tre të lënduar e një i arrestuar gjatë përleshjes mes pesë personash në Ferizaj, konfiskohet një armë
Një incident i rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma rreth orës 21:30 në Ferizaj, ku është raportuar një përleshje mes pesë personash, e nisur pas një sulmi fizik ndaj një gruaje.
Sipas raportit të Policisë, një i dyshuar mashkull kosovar ka sulmuar fillimisht fizikisht një femër kosovare, çka ka eskaluar në përleshje mes disa personave. Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor, nga i cili është konfiskuar një pistoletë me 18 fishekë.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Zëri