Liverpooli triumfon me përmbysje ndaj Newcastle Utd

Liverpooli ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi në derbin ndaj Newcastle Utd.

Edhe pse në disavantazh prej 0-1, “Reds” e përmbysën në 4-1 për t’i marrë pikët e plota midis “Anfield”.

Newcastle kaloi në epërsi falë Anthony Gordon, i cili shënoi një gol fantastik për ta zhbllokuar rezultatin (36’).

Sidoqoftë, pesë minuta më vonë, Hugo Ekitike u asistua nga Florian Wirtz dhe shënoi nga afërsia për ta barazuar rezultatin (41’).

I njëjti dy minuta më vonë realizoi një gol të bukur për ta përmbysur epërsinë (43’).

Ndërkohë, fitoren e vulosi Wirtz me një goditje të saktë pas asistimit të Mo Salah (67’).

Krejt në fund në skenë doli edhe mbrojtësi Ibrahima Konate që shënoi me kokë për epilogun përfundimtar 4-1 (90+3').

Liverpooli me këtë fitore ngjitët në pozitën e pestë me 39 pikë ndërsa Newcastle zë vendin e 10-të me 33 sosh.