Varroset kandidati i AAK-së për deputet Hekuran Hoxha, që u gjet i vdekur në veturën e tij

Të premten, familja, miqtë dhe kolegët i dhanë lamtumirën e fundit Hekuran Hoxhës, anëtarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili u gjet i vdekur dy ditë më parë në një veturë në Veternik.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të Hoxhës, duke u uruar forcë dhe durim për të përballuar dhimbjen e madhe.

“Lamtumira e fundit për kolegun tonë, Hekuran Hoxhën – Kanin. Familjes Hoxha, miqve dhe kolegëve, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj të gjejnë forcë e durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kani, u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj.