Dhunohet një femër në Istog, arrestohet i dyshuari
Një rast i dhunimit në Istog është raportuar të enjten në Polici.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar një mashkull, i cili dyshohet se ka dhunuar një femër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri