Totaj: Drejt përfundimit punimet për rehabilitimin e “Kejit” në Shatërvan

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se punimet për rehabilitimin dhe rivitalizimin e “Kejit” në zonën e Shatërvanit janë drejt përfundimit.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Totaj ka theksuar se ndërhyrja po realizohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ka për qëllim rikthimin e sharmit dhe funksionalitetit të një prej pjesëve më të frekuentuara dhe më të rëndësishme të qytetit.

“Drejt përfundimit punimet për rehabilitimin dhe rivitalizimin e ‘Kejit’ në Shatërvan, intervenim i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, me qëllim të rikthimit të sharmit dhe funksionalitetit të kësaj pjese të frekuentuar dhe të rëndësishme të Prizrenit”, shkroi Totaj.

Sipas tij, ky projekt synon përmirësimin e hapësirave publike dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe vizitorët, duke ruajtur njëkohësisht identitetin urban dhe historik të kësaj zone qendrore të Prizrenit.