FSK-ja në Shqipëri për operacionin e kërkimit të 24-vjeçarit, Osmani: Bashkë në çdo sfidë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Klos të Shqipërisë për të ndihmuar në kërkimet e 24-vjeçarit Jurgen Karaj, pas kërkesës së Qeverisë së Kosovës.

“Bashkë në çdo sfidë! FSK-ja, si gjithmonë, është e gatshme për ndihmë vëllazërore, kudo dhe kurdo që ka nevojë”, tha presidentja Osmani.

Ky veprim vjen si shprehje e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe si konfirmim i gatishmërisë së FSK-së për të mbështetur operacionet humanitare dhe kërkim-shpëtimit jashtë vendit. /Zëri