Kumbulla drejt rikthimit në Serie A

Te Torino, mbrojtja vazhdon të jetë një shqetësim i madh.

Skuadra “Granata” ka mbrojtjen më të dobët në të gjithë Serie A, me 40 gola të pësuar në 22 ndeshje, dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit po e përqendrojnë këtë fazë të merkatos në kërkimin e mbrojtësve qendrorë që mund të forcojnë repartin.

Pas zyrtarizimit të ardhjes së Tchoca nga Corinthians, Torino nuk ndalet dhe tani synon të shtojë edhe një tjetër mbrojtës në dispozicion të trajnerit Marco Baroni.

Në këtë drejtim pëlqehet shumë Marash Kumbulla, mbrojtësi qendror shqiptar në pronësi të Romës. Lojtari i lindur në vitin 2000 e ka kaluar pjesën e parë të sezonit në huazim te Mallorca, por mund të largohet nga klubi në këto ditë të fundit të merkatos dimërore.

Mes skuadrave të interesuara për të përveç Torinos janë edhe Udinese dhe Espanyoli. 25-vjeçari, pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i Torinos, Petrachi dhe mbetet për t’u parë se si do të shkojnë këto ditë për Marash Kumbullën.