Rama pezullon nga puna tre zyrtarë komunalë pas arrestimit të tyre
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se ka marrë vendim për pezullimin nga puna të tre zyrtarëve komunalë, pas arrestimit të tyre.
Sipas Ramës, pezullimi do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore.
“Kryeqyteti rithekson përkushtimin për ligjshmëri, transparencë dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit. Institucioni i Kryeqytetit do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme administrative në përputhje me ligjin,” ka shkruar Rama.
Ai ka theksuar se Kryeqyteti mbetet i përkushtuar që shërbimet publike të ofrohen me integritet dhe përgjegjësi në shërbim të qytetarëve.
“Askush mbi ligjin!”, ka përfunduar Rama./Zëri