Dalin pamjet, Policia ndjek të dyshuarin që shtiu me armë në Podjevë [video]
Kanë dalë pamjet që tregojnë momentet e ndjekjes nga Policia të personit të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në Podujevë.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën “Zahir Pajaziti”, ndërsa Policia ka konfirmuar se menjëherë pas raportimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Podujevës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Zërin se Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që e karakterizojnë rastin.
Sipas saj, bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar.
Pamjet e publikuara tregojnë angazhimin e njësive policore gjatë ndjekjes së të dyshuarit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. /Zëri