Të shtëna me armë në Podujevë, një person arrestohet
Një incident me armë zjarri është raportuar sot rreth orës 13:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Zërin se menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar.
Sipas saj, Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që e karakterizojnë rastin.
“Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Hetimet janë duke vazhduar. /Zëri