A duhet Kosova të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 16 vjeç?

Ndonëse u sugjerua që edhe Kosova të veprojë ngjashëm sikurse Franca dhe Australia që të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën moshën 16-vjecare, por që fillimisht parapëlqehet që bëhet një analizë e thuktë dhe jo të dihet nëse po bëhet mirë apo keq në ndalim.

Krenare Sogojeva-Dermaku, kominisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësisë e pyetur rreth kësaj në një diskutim që organizuar FOL në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e ku temë e diskutimit ishte: “Edukimi i të rinjve dhe informimi publik: Sfidat dhe mundësitë në mbrojtjen e të dhënave personale”, tha se në parim ndalimi i teknologjisë nuk bën nder.

“Në parim ndalimi i teknologjisë nuk është se na bën nder neve si Kosovë dhe kjo nuk na bën nder dhe këtë nuk e shoh në kuptimin e asaj që ne nuk kemi mundësi me përdor internetin. Në kuptimin e sigurisë së vendit duke pasur parasysh mungesën e domenit zyrtar në Kosovë dhe mundësisë së jashtëzakonshme të ofruesve të shërbimeve të internetit nga vendet fqinje, që një nga ta është armiku jonë. Prandaj në këtë aspekt jam shumë skeptike të jap një përgjigje duhet apo nuk duhet, sepse qytetari është i prirë që dëshirën dhe rutinën që e ka krijuar në përdorimin e rrjeteve sociale ta kërkojë një zgjidhje diku tjetër dhe shumë lehtë e merr një ofrues shërbimesh nga shteti fqinj e që aty dy herë rrezikon veten e vet. Këtë e them vetëm në parim. Se si mund të trajtohet kjo, unë mendoj se ka zgjidhje dhe duhet të bëhet një analizë. Sa i përket moshës, dhe jemi përballë TikTok-ut si kompani dhe kemi arritur si Agjenci në komunikimet tona me përfaqësues të TikTok-ut që nga 13 që e ka pasur, në Kosovë të bëhet 16”, tha ajo.

Sogojeva – Dermaku tha se çdo vendim mund të atakojë dhe mund të ketë ndikim në përditshmërinë e njerëzve.

“Në çdo vendim që atakojë, mund të ketë ndikim në përditshmërinë e njerëzve dhe të rinjve, duhet të bëhet një analizë e thuktë: a po bëjmë mirë që e ndalim, apo po bëjmë keq, apo cili është mesi i artë i cili do të mund të jetë i përshtatshëm pa rreziku fëmijët tanë”, tha ajo.