Arrestimi i zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, Rama: Askush mbi ligjin!

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas arrestimit të tre zyrtarëve komunalë për marrje të ryshfetit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama mirëpriti këtë aksion, teksa shtoi se është i hapur për bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente.

“Kryeqyteti riafirmon përkushtimin ndaj sundimit të ligjit dhe funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës. Në lidhje me arrestimin e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente, në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e një shteti demokratik”, ka shkruar ai.

Në këtë frymë, shtoi Rama, Prishtina mbetet e hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, në frymë bashkëpunimi dhe me respekt të plotë për organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës.