Qeveria në detyrë themelon Këshillin Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë

Qeveria në detyrë miraton vendime në mbledhje elektronike

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime të rëndësishme:

Themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Autorizimin e pagesës në shumën prej 154.000 eurove për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë institucion.