Gjakovari raporton zhdukjen e vajzës që nga dhjetori
Një vajzë është raportuar e zhdukur nga babai i saj në Gjakovë.
Sipas Policisë, babai i saj ka bërë të ditur se vajza është larguar nga shtëpia që nga 29 dhjetori dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti është nën hetime nga organet e rendit.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Person i zhdukur
Gjakovë, 29.12.2025-12:00. Më 26.01.2026 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhje e saj. Rasti nën hetime. /Zëri