AKB-ja ngre alarmin ekonomik: Mbi një miliard dollar humbje në ditë nga bllokadat në kufijtë e Ballkanit Perëndimor

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka paralajmëruar se bllokadat kufitare të krijuara pas zbatimit të Sistemit EES nga BE-ja po shkaktojnë humbje mbi 1 miliard dollarë në ditë në qarkullimin e mallrave ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, shkruan Zeri.info.

“Transportuesit dhe bizneset po paguajnë çmimin e një sistemi të paadaptuar për realitetin e rajonit. Protestat e sotme janë pasojë e drejtpërdrejtë e këtyre barrierave që po godasin ekonominë rajonale. AKB-ja kërkon URGJENTISHT: zbatim fleksibil të EES-së për Ballkanin Perëndimor kapacitete shtesë në pikat kufitare dialog të menjëhershëm me transportuesit dhe bizneset. Çdo ditë vonesë humbje të reja milionëshe dhe miliardëshe. AKB-ja do të vazhdojë të jetë zëri i bizneseve transportuesve dhe EU mos të jetë pengesa”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i AKB-së, pa ndërhyrje:

ALARM EKONOMIK: MBI 1 MILIARD $ HUMBJE NË DITË NGA BLLOKADAT NË KUFIJT E BALLKANIT PERËNDIMOR

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) paralajmëron se bllokadat kufitare të krijuara pas zbatimit të Sistemit EES nga BE po shkaktojnë humbje mbi 1 miliard dollarë në ditë në qarkullimin e mallrave ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Kamionë të bllokuar, mallra të vonuara,biznese në humbje.

Transportuesit dhe bizneset po paguajnë çmimin e një sistemi të paadaptuar për realitetin e rajonit. Protestat e sotme janë pasojë e drejtpërdrejtë e këtyre barrierave që po godasin ekonominë rajonale.

AKB kërkon URGJENTISHT: zbatim fleksibil të EES për Ballkanin Perëndimor kapacitete shtesë në pikat kufitare dialog të menjëhershëm me transportuesit dhe bizneset.

Çdo ditë vonesë humbje të reja milionëshe dhe miliardëshe.

AKB do të vazhdojë të jetë zëri i bizneseve transportuesve dhe EU mos të jetë pengesa. /Zëri