Qindra vota të vjedhura në Malishevë: Nisin hetimet nga Prokuroria e Gjakovës

Prokuroria e Gjakovës ka nisur hetimet për dyshimet e hajnisë me vota në Malishevë.

Kjo pasi shumë kandidatë, kanë dalur se kanë përfituar qindra vota më shumë.

Prokuroria ka autorizuar nisjen e mbledhjes së informatave.

Njoftimi:

NJOFTIM PËR MEDIA

Gjakovë, 23 janar 2026 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se në kuadër të kompetencave të saj ligjore është duke monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka autorizuar Policinë e Kosovës, që në Komunën e Malishevës, të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë identifikimin e personave përgjegjës, grumbullimin e informatave dhe sigurimin e provave relevante, të cilat lidhen me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe të trajtojë çdo rast të dyshuar, me synimin e ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.