Kryeziu: Edhe kandidatët për deputetë do të dëgjohen në prokurori, atyre që iu vodhën votat të vijnë si të dëmtuar

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, u pyet nëse do të jenë subjekt hetimi edhe kandidatët për deputet, të cilëve iu shtuan votat.

Ai tha se në këtë fazë janë duke u marrë me komisionerët që ishin të përfshirë në procesin e manipulimit të votave, ndërsa s’e përjashtoi mundësinë që edhe ata të hetohen.

“Deri në këtë fazë nuk kemi ndonjë informacion që e involvon drejtpërdrejt ndonjë kandidat në ndërhyrje, por unë besoj që edhe kandidatët do të dëgjohen edhe në prokurori. Në rast se nuk do të arrijmë t’i sigurojmë provat në cilësinë e të dyshuarve pa dyshim që ne i kemi dëgjuar edhe deklaratat e tyre mediale, shumë prej tyre. Pa përjashtim të subjekteve politike që ata ndihen edhe të dëmtuar për shkak të imazhit.

Prokuroria do t’ia japë mundësinë që t’i marrim në cilësinë e të dëmtuarve dhe t’i bashkëngjiten ndjekjes penale.

Do të bëjmë përpjekje maksimale që të sigurojmë për secilin prova dhe do të jemi pa kompromis ndaj kujtdo.