Ivanka Trump e mahnitur me Shqipërinë, shpërndan tjetër foto nga Zvërneci: Shqipëria është magjike
Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka shpërndarë këtë të premte një tjetër foto në rrjetet e saj sociale nga Zvërneci.
Në foton e publikuar nga Ivanka Trump shkruhet “Albania is magical”, që në shqip do të thotë “Shqipëria është magjike”.
Kjo foto vjen pas një vizite treditore të Ivanka Trumpit në Shqipëri, gjatë së cilës ajo ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Edi Rama.