Kuvendi i Shqipërisë miraton pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar në tërësi me 110 vota pro aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me përfaqësues kryeministrin i Shqipërisë, Edi Rama.

A2 raporton se kryeministri Rama nuk mori pjesë në votim.

Me 79 vota kundër parlamenti rrëzoi amendamentet e PD-së, e cila kërkoi që të hiqet nga projektligji emri i Edi Ramës dhe Shqipëria të përfaqësohej nga Presidenti i Republikës ose me autorizimin e tij nga kryeministri i Shqipërisë.