Edhe dy muaj paraburgim për ish-pjesëtarin e MPB-së serbe, dyshohet për përfshirje në kidnapimin dhe plagosjen e Vukashinoviqit
sh-pjesëtarit të MPB-së së Serbisë, V.M., i cili dyshohet se ka lidhje me kidnapimin dhe plagosjen e Millan Vukashinoviqit, në ditën e parë të nëntorit të vitit të kaluar, Gjykata e Mitrovicës ia ka vazhduar paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës së Mitrovicës, Hateme Haxhaj.
“Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të pandehurit V.M. i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj dhe do të llogaritet nga 19.01.2026 deri më 19.03.2026”- tha ajo për KALLXO.com.
Policia e Kosovës ka arrestuar ish-pjesëtarin e MPB-së së Serbisë si i dyshuar në lidhje me kidnapimin e Millan Vukashinoviqit.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.