Arritje kombëtare përfshirja e Kosovës në iniciativën amerikane për paqen, thotë Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se përfshirja e Kosovës në iniciativën për paqe të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është një moment tejet i rëndësishëm.

Sipas tij, kjo dëshmon suksesin që Kosova ka arritur duke marrë përgjegjësi për detyrat që i ka, raporton “Zëri”.

“Në një botë gjithnjë e më fragjile, çdo hap i përbashkët me SHBA-në është hap që forcon sigurinë tonë kombëtare, thellon aleancat tona strategjike dhe e vendos Kosovën aty ku i takon; në anën e paqes dhe aleancave të drejta.

Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet këtë hap të madh drejt një kapitulli të ri dhe i gëzohet këtij fakti historik. Sepse sukseset e Kosovës janë arritje kombëtare para së cilave e me të cilat mburremi të gjithë”, shkroi ndër të tjera Abdixhiku. /Zëri