Vinicius Jr dëshiron të qëndrojë në Real Madrid
Viniciu Jr ka konfirmuar dëshirën për të qëndruar në Real Madrid.
Kontrata e anësorit brazilian skadon në verën e vitit të ardhshëm, por sulmuesi është i qetë për të ardhmen e tij, ku ka shprehur se dëshiron të qëndrojë përtej vitit 2027.
“Dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë”, tha ai pas fitores së Realit ndaj Monacos të martën mbrëma.
“Ka gjithashtu shumë diskutime për rinovimin e kontratës sime, sepse kam edhe një vit të mbetur. Jemi shumë të qetë për këtë. Unë i besoj [presidentit të Real Madridit, Florentino Perez] dhe ai më beson mua. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe do t’i zgjidhim gjërat në kohën e duhur. Nuk kemi nxitim ta bëjmë këtë”, përfundoi ai. /Zëri