Kërkohet paraburgim për 30-vjeçarin në Restelicë, që dyshohet se privoi nga jeta nënën e tij

Ditë më parë Dragashi u trondit nga një ngjarje makabre, ku dyshohet se një person me inicialet T.B. ka privuar nga jeta nënën e tij.

Ndërsa, të enjten Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh për të dyshuarin, raporton Zeri.info.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, i dyshuari F.B., më datë 20.01.2026, në fshatin Restelicë - Komuna e Dragashit, në shtëpinë e tij familjare ku jetonte së bashku me viktimën, me dashje privon nga jeta nënën e tij, viktimën T.B., në atë mënyrë që fillimisht e godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas e shtrëngon për fyti me duar, me ç’rast viktima nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vrasja e rëndë’ sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim. /Zëri