Duart e thata: Një truk menjëherë pas larjes parandalon tharjen
Ekspertët zbulojnë si temperatura e ujit, sapuni dhe mënyra e tharjes ndikojnë drejtpërdrejt në lëkurë
Duart e thata pas larjes shfaqen kryesisht sepse nga lëkura largohen vajrat natyrale që e mbrojnë atë. Përdorimi i ujit të vakët dhe i sapunit hidratues e zvogëlon tharjen e lëkurës, ndërsa edhe mënyra se si thahen duart ndikon ndjeshëm në gjendjen e saj.
Larja e rregullt e duarve është një nga masat më efektive për mbrojtje nga infeksione të ndryshme. Megjithatë, ekspozimi i shpeshtë ndaj ujit dhe sapunëve e dëmton barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës, gjë që çon në tharje, çarje dhe ndjesi parehatie.Dermatologia dr. Melisa Piliang shpjegon pse lëkura e duarve thahet, çfarë ndryshimesh ndodhin gjatë larjes dhe cilat masa ndihmojnë në ruajtjen e butësisë dhe shëndetit të saj.
Pse thahen duart pas larjes
Irritimi dhe tharja e lëkurës së duarve pas larjes janë problem i shpeshtë. Shkaku më i zakonshëm është largimi i vajrave natyrale dhe lagështisë nga sipërfaqja e lëkurës gjatë procesit të larjes, çka dëmton barrierën e saj mbrojtëse, shkruan Cleveland Clinic, përcjell Telegrafi.
Në tharjen e lëkurës së duarve ndikojnë disa faktorë:Për të zvogëluar efektet negative të dezinfektuesve dhe për të ruajtur funksionin mbrojtës të lëkurës, rekomandohen këto masa:
• Aplikimi i kremit hidratues pasi dezinfektuesi të jetë tharë plotësisht.
• Kufizimi i përdorimit të dezinfektuesve vetëm në situata kur sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm.
• Larja e duarve me sapun dhe ujë kur ato janë dukshëm të ndotura.