Rritet për gati 1000 numri i veteranëve që përfitojnë pensione
Numri i veteranëve që përfitojnë pensione është rritur gjatë vitit2025.
Sipas ASK-së, rritja është për 2.5% në dhjetor 2025, krahasuar me dhjetor 2024, transmeton Zeri.info.
Sipas këtyre statistikave, numri i veteranëve përfitues është rritur nga 36,990 në 37,975, apo 985 më shumë gjatë vitit 2025, që kanë përfituar pensione. /Zëri