Kroosi flet për situatën aktuale të Real Madridit: Dinamika aktuale nuk është e mirë
Ish-lojtari i Real Madridit, Toni Kroos, ka folur për të situatën aktuale të Los Blancos.
Kroosi foli për situatën e Real Madridit në podcastin e tij, Einfach mal Luppen.
Gjermani nuk hezitoi të pohonte se “dinamika aktuale nuk është e mirë dhe e vetmja rrugëdalje është përmes rezultateve, qëndrimit dhe lojës. Ne të gjithë e kemi përjetuar”, u shpreh ai.
“Në vitin 2019, gjatë humbjes 1-4 kundër Ajaitx, vura re edhe disa fishkëllima të drejtuara ndaj meje”, vazhdoi ai.
Në anën tjetër, përkundër këtij momenti mesa duket me ardhjen e trajnerit të ri, Los Blancos janë në rrugë për t’u kthyer pas fitores së thellë 6-1 ndaj Monacos mbrëmë. /Zëri