Pas fitores ndaj Interit, Jesus: Kisha lot në sy
Gabriel Jesus tha se kishte lot në sy, pasi shënoi dy herë për të ndihmuar Arsenalin të fitonte 3-1 ndaj Interit dhe të siguronte vendin e tyre në 16-të të finales së Ligës së Kampionëve.
28-vjeçari po bënte vetëm ndeshjen e tij të tretë si titullar që nga rikthimi në dhjetor nga 11 muaj mungesë me një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar anterior.
Gabriel Jesus ka qenë te Arsenali për katër sezone, por ndihet sikur ka luajtur vetëm “një ose dy sezone e gjysmë” pasi ka duruar një sërë pengesash.
“Është një natë ëndrrash”, tha Jesus për Amazon Prime, pasi Topçinjtë ruajtën rekordin e tyre 100% në Ligën e Kampionëve të këtij sezoni me një fitore të shtatë radhazi, rekord për klubin, në këtë garë. Gjithmonë kam ëndërruar të bëhem futbollist. E kam parë kur isha fëmijë. E kam parë shumë Serie A, kështu që të jem këtu në këtë stadium dhe të shënoj këtu është lot në sy sepse gjithmonë kam ëndërruar të jem këtu”.
"Gjithmonë ka një arsye pse ndodhin gjërat, qofshin gjëra të mira apo të vështira. E mësova këtë gjatë 11 muajve të mi jashtë fushës. Është gjithmonë e vështirë të luash kundër Interit. Erdhëm këtu sezonin e kaluar dhe humbëm. Sonte luajtëm më mirë se ata, i kontrolluam, por ata janë një ekip i shkëlqyer dhe sulmojnë. Shënuam në fund dhe morëm tri pikët. Duhet të vazhdojmë sepse kemi edhe një tjetër në fundjavë”.
Dy golat e tij i dhanë fund një serie prej 10 ndeshjesh në Ligën e Kampionëve pa shënuar - i fundit erdhi në një fitore 6-0 ndaj Lens më 29 nëntor 2023. /Zëri