Ambasadorët e akredituar në Kosovë bëjnë homazhe te varri i Rugovës
Ambasadorët e akredituar në Kosovë mëngjesin e sotëm kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së tij, shkruan Zeri.info.
Në mesin e tyre ishte e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Anu Prattipati, ambasadori i Britanisë së Madhe Jonathan Hargreaves, ai i Francës Olivier Guerot, ai i Suedisë Jonas Westerlund, si dhe ambasadorja e Kroacisë, Danijela Barishiq. /Zëri