Reagon familja e Brikenës pas deklaratave të Mateos në lidhje me raportin e tyre

Mateo Borri ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me njohjen me Brikena Selmanin.

Ai ka përmendur edhe disa arsye që çuan në prishjen e raportit të tyre, duke përfshirë këtu familjarët e modeles.

Ndonëse banorja ka një version tjetër të historisë dhe nuk pajtohet me Mateon.

Në lidhje me këtë u bë një reagim edhe nga Instagrami i Brikenës, i cili siç shihet menaxhohet nga familja.

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

Ndjejmë përgjegjësi të sqarojmë një parim të thjeshtë: fjala e dhënë nuk është temë loje dhe çështjet e jetës personale nuk përdoren për strategji apo përfitim publik.

Kur dy persona bien dakord që e kaluara të mos diskutohet, ajo marrëveshje duhet të respektohet, pavarësisht rrethanave të lojës.

Vendimet që pasojnë janë pasojë e thyerjes së këtij parimi, jo e emocioneve apo interesave momentale.

Të qenit figurë publike nënkupton përgjegjësi dhe transparencë në atë që është publike, por nuk e shfuqizon të drejtën për privatësi dhe as nuk e justifikon hapjen e detajeve personale që nuk i shërbejnë askujt.

E kaluara private nuk është material loje.Ne zgjedhim të mos hyjmë në detaje dhe as të drejtojmë gishtin.

Qëndrimi ynë është mbrojtje e privatësisë dhe e dinjitetit, jo sulm ndaj askujt.

Si familje, qëndrojmë në mbrojtje të një parimi bazë: fjala e dhënë respektohet dhe kufijtë personalë nuk tejkalohen për strategji apo vëmendje. Respekt për të gjithë.