Digjet një shtëpi në Malishevë, vdes një 50-vjeçare
Një person e ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka kapluar një shtëpi në fshatin Goriq të Malishevës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
Viktima e kësaj ngjarjeje është një grua rreth 50-vjeçare.
Ende nuk dihet se si ka ardhur deri te shpërthimi i zjarrit.