Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e 19-vjeçarit të dyshuar për “Vrasje në tentativë”
Hetuesit policorë të Sektorit të Hetimeve Rajonale në Gjakovë, në koordinim dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, gjatë fazës së hetimeve që po zhvillohen lidhur me rastin e raportuar të veprës penale “Vrasje në tentativë”, kanë bërë publike fotografinë e personit të dyshuar.
I dyshuari, pavarësisht thirrjeve zyrtare të Policisë së Kosovës dhe kërkimeve të realizuara në disa lokacione, nuk i është përgjigjur thirrjes policore dhe aktualisht ndodhet në arrati.
Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar, i cili paraqitet në fotografitë e bashkangjitura.
Për çdo informatë që mund të ndihmojë hetimet, qytetarët mund të kontaktojnë:
numrin emergjent 192,
stacionin më të afërt policor, ose
përmes adresës elektronike zyrtare: info@kosovopolice.com.
Policia e Kosovës garanton konfidencialitet të plotë për të gjithë qytetarët që bashkëpunojnë.