Hadërgjonaj përfshihet në ekipin ideal të javës në Turqi
Florent Hadërgjonaj shkëlqeu në fundjavë me ekipin e tij Alanyaspor.
Futbollisti kosovar shënoi gol dhe e dhuroi një asistim ndaj Fenerbahçes në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të të Superligës turke, shkruan “Gazeta Express”.
Për këtë, faqja e specializuar – Sofascore e ka përfshirë lojtarin e krahut të djathtë në ekipin ideal të javës në Turqi.
Përfaqësuesi kosovar është vlerësuar me notën 8,5, njëherësh prej më të lartave të këtij ekipi special.
Përpos që kontribuoi në repartin defanziv, Hadërgjonaj kontribuoi edhe në fazën ofanzive me harkimet e tij.
Në formacionin ideal të javës Hadërgjonaj e gjen veten në mesin e yjeve të futbollit turk.