Bajrami akuzon Kurtin për sulm ndaj Janina Ymerit

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e përdor “përmes veglave të tij” për të luftuar bashkëpartiaken e saj, Janina Ymerin.

Reagimi i Bajramit erdhi pas padisë së Korporatës Energjetike të Kosovës ndaj Ymerit për të ndaluar përhapjen e “informatave të rrjeshme dhe propagandës”.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka shkruar se Kurti dikur kishte deklaruar se nuk mund të quheshe lider shqiptar pa luftuar “mafinë energjetike”, por sipas saj, pas pesë vitesh qeverisje, ai nuk po e bën këtë.

“Përkundrazi, përmes veglave të tij, ka vendosur ta luftojë Janina Ymerin. Për rikujtim: Bordi i ZRRE-së, i zgjedhur nga Albin Kurti, e ka licencuar EFT-në e Vuk Hamoviçit dhe superkompaninë NOA. Këtu jemi! Pavarësisht rezultatit të 28 dhjetorit, nuk heshtim”, ka shkruar Bajrami.